Nis zëvendësimi i njeriut, roboti “shpëton” restorantin

17/12/2021 16:52

I përballur prej vitesh me mungesë stafi, restoranti tradicionale bavarez “Grünen Baum” në qytetin e vogël Dormitz, zgjidhjen e gjeti tek teknologjia: ai ka punësuar një robot të quajtur “Hilde” dhe të gjithë duken të kënaqur.

Roboti merr pjata nga kuzhina e i çon në dhomën e ngrënies ku pret kamarieri. Ky i fundit vendos paskësaj pjatat e papastra në koshin e Hildes, që i merr e i çon në kuzhinë.

Sipas pronarit të restorantit, roboti ka kursyer atij gati 1.000 euro në muaj.

Vendosëm të merrnim një robot për shkak të mungesës së stafit. NUk është një zëvendësim i plotë, por është ndihmesë e madhe për kamarierët”.

Shumë klientë çuditen, por edhe kënaqen kur shohin një zhvillim të tillë kaq modern këtu në Dormitz.

Ata nuk e kundërshtojnë idenë, sepse për çdo rast aty është dhe kamarieri për të shërbyer vaktin e për të marrë porosinë.

Klientët në fakt, nuk janë kundër kësaj risie, por gjithmonë më i preferuar mbetet faktori njeri”.

Robotët ndoshta janë e ardhmja, nuk i dihet. Megjithatë, për mua është gjithmonë më e këndshme të kem përballë një kamariere miqësore.

Top Channel