Loja e Putinit në Bosnje: Sulmon pa rrezikuar sanksione

17/12/2021 15:19

Serbët e Bosnjës nuk do të shkëputen, dhe as nuk do të ketë luftë për Bosnjë-Hercegovinën. Megjithatë BE-ja duhet më në fund të marrë frenat në dorë për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, shkruan për DW analisti Norbert Mappes-Niediek.

Ai flet për një “matje forcash në Bosnje”, ku personi më i fortë, „pra figura kyç”, qëndron sa të mundet në fund të një gare të tillë. Presdienti i Rusisë Vladimir Putin vetëm mund të fitojë prej zvarritjeve për Bosnjen: Ai jo vetëm që mund ta sorollatë BE-në në Ballkan, por edhe mund ta dobësojë direkt atë.

Ndryshe nga rasti i Ukrainës për shkak të Bosnjës atij nuk i duhet të druhet prej masave ndëshkuese si sanksionet, por vetëm, ashtu në rastin e Bjellorusisë, ai mund të pësojë një humbje prestigji.

Ndërsa figura tjetër kyç në anën tjetër, presidenti Joe Biden, nuk ka ndonjë piketë, thotë Mappes-Niediek.

SHBA-ja përqendrohet tek Kina e tani nga halli edhe tek Ukraina. Pas turpit në Afganistan vështirë ta besojë ndokush që SHBA-ja të angazhojë potencialin e vet në rajone të tjera botës. Sipas ekspertit, gjashtë muaj ka tani kohë Perëndimi, që të mbledhë veten dhe të krijojë një kundërpeshë të fuqishme.

Por vështirë që rimbledhja e forcave të arrijë deri në Uashington, ndërsa BE-ja duhet të rimëkëmbet.

Në aspektin ligjor pozicioni i serbëve të Bosnjës është i pabazë, thekson ai: “Miratimi” për institucionet e përbashkëta të Bosnjes, prej nga ato duan tani “të tërhiqen”, nuk është një firmë e hedhur në një marrëveshje që mund të anulohet.

Ai më shumë rezulton nga normat e detyrueshme kushtetuese. Nëse normat shkelen, duhet të ketë sanksione e instrumentet për këtë janë më se të mjaftueshme.

Ato mund të nisin që me tërheqjen e Bankës Europiane të Investimeve deri tek përjashtimi i bankave serbo-boshnjake nga qarkullimi monetar ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA