Të gjithë të apasionuarit pas mjeteve do të kenë mundësi të kenë që prej janarit të vitit 2022 të vendosin në targën e automjeteve edhe emrin e tyre.

Risitë për targimin e mjeteve janë bërë të ditura nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ku tashmë për herë të parë drejtuesit e mjeteve do të kenë targë të personalizuar deri në 7 karaktere numra ose emra që do të jenë të transferueshme nga mjeti në mjet, ku shërbimi do të ketë tarifë shtesë.

Ndryshime të tjera përfshijnë ofrimin e targave të vogla për automjetet që kanë kufizim hapësire për pjesën përpara, teksa prej vitit të ardhshëm do të ofrohet edhe formati targave amerikane për mjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard në pjesën e pasme , ku edhe për këto shërbime kostot do të jenë ekstra.

Në format të ri do të vijnë edhe targat e motoçikletave për t’u përshtatur me hapësirën standarde të prodhuesit të motomjeteve ku tarifat nuk do ndryshojnë por të jenë të njëjta me ato aktuale.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve që janë pajisur me targa para datës 1 mars 2010, duhet të bëjnë ndryshimin e targave të vjetra me modelet e reja.

Ndryshimet për targimin e mjeteve kanë marrë miratimin e qeverisë dhe pas publikimit të tyre në fletoren zyrtare, ministria e Infrastrukturës do të nxjerrë edhe akte rregullatorë ku do të përcaktohen edhe tarifat që do të duhet të paguajnë drejtuesit e mjeteve për këto shërbime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA