Pamjet e fundit të producentit të vrarë në avionin e rrëzuar, me të birin e të dashurën (fotot)

16/12/2021 20:08

Producenti muzikor nga Puerto Rico, Flow La Movie ishte një nga nëntë njerëz të vrarë kur një avion privat bëri ulje emergjence mbrëmë vonë në një aeroport të Republikës Domenikane.

Producenti 38-vjeçar emri i vërtetë i të cilit ishte Jose Angel Hernandez, vdiq së bashku me të dashurën e tij Debbie Von Marie Jiménez García, dhe djalin e tyre katër vjeçar kur avioni në avari mori flakë pas uljes.

Rrjetet e tyre sociale ishin të mbushura me imazhe ku shijojnë fluturimet private, teksa ne nje tjeter Hernandez pozonte në krahun e një avioni, e cila mund të jetë foto e fundit e gjallë e kompozitorit.

Avioni i tipit HI1050 Gulfstream ishte ngritur nga aeroporti i La Isabela drejt Floridas në SHBA, por njoftoi për emergjencë në bord pak pas ngritjes dhe devijoi drejt ishullit Hispaniolia.

Por gjatë uljes avioni shpërtheu në flakë në pistë.

“Për Helidosa, ku aksident na shkakton shumë dhimbje. Qëndrojmë në solidaritet më familjet e prekura, që ashtu si ne po kalojnë një kohë të vështirë”, tha në autoritetet.

Brigadier Gjeneral Enmanuel Souffront Tamayo tha se është ende “e parakohshme” të diskutohen shkaqet e aksidentit.

Përveç Hernandez e familjes së tij, të vrarë në aksident ishin gjithashtu qytetarët amerikanë  Keilyan Hernández Pena, 21 vjeç, Yeilianys Jeishlimar Meléndez Jiménez, 18 vjeç, e Jesiel Yabdiel Silva, 13 vjeç.

Pilot Luis Tancredo, 47 vjeç, dhe ndihmës piloti i tij Emilio Herrera, me stjuardesën Veronica Estrella, 26 vjeçe, gjithashtu humbën jetën.

FOTO GALERI
1/6
Disa zjarrfikese shjuajne flaket ne vendin e tragjedise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA