Marina SHBA shpëton trafikantët pas shpërthimit të barkës me heroinë në Gjirin e Omanit (fotot)

16/12/2021 19:33

Disa foto të publikuara sot nga marina amerikane pretendonin se tregonin patrulluesen e saj USS Sirocco që sekuestronte droga nga një peshkarexhë iraniane në flake ne Gjirin e Omanit, nga e cila ishin shpëtuar pesë detarët në bord.

“Personeli i marinës ka shpëtuar pesë marinarë më 15 dhjetor 2021 pasi një zjarr shkaktoi një shpërthim në barkën e tyre. Barka po transportonte droga ilegale në Gjirin e Omanit”, thuhej në njoftimin e marinës SHBA.

“Detarët e patrullueses sonë Sirocco shpëtuan pesë marinarët e plagosur por një tjetër prej tyre raportohet i humbur”.

Marina tha se pesë marinarët e identifikuan veten si iranianë dhe u transportuan drejt Omanit me helikopter për trajtim mjekësor dhe më vonë për riatdhesim.

“Marinarët u panë duke derdhur lëng në ngarkesën e tyre para se mjeti të merrte flakë dhe të shpërthente”, tha zëdhënsi i marinës SHBA, Tim Hawkins.
Në deklaratë shtohej se u sekuestruan disa ton drogë me vlerë miliona dollarë.

Sipas zyrtarëve, ngarlesa përfshinte 1,745 kilogramë marijuana, 500 kilogramë metamfetamine e 30 kilogramë heroin.
Luftanija Sirocco është pjesë e forcës amerikane në ujërat e Bahrain.

FOTO GALERI
1/8
Disa foto të publikuara sot nga marina amerikane pretendonin se tregonin patrulluesen e saj USS Sirocco që sekuestronte droga nga një peshkarexhë iraniane në flake

Top Channel