Horror në Australi/ Shpërthen kështjella lodër, ndërrojnë jetë 4 fëmijë, plagosen 5 të tjerë

16/12/2021 08:33

Ishte dita e fundit e shkollës dhe fëmijët po argëtoheshin me njëri-tjetrin në një kështjellë lodër mbushur me ajër, kur gjithçka përfundoi në tragjedi.

Kështjella e vendosur në një shkollë fillore në Devonport të Australisë shpërtheu, duke i marrë jetën katër fëmijëve dhe plagosur pesë të tjerë.

Dyshohet se incidenti u shkaktua nga era e fortë. Policia thotë se të miturit kanë rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Viktimat janë dy djem dhe dy vajza. Autoritetet nuk treguan moshën e tyre por dyshohet për fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç.

Kryeministri i Australisë e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë dhe e trishtë.

Fëmijët e vegjël në një ditë argëtuese… dhe më pas gjithçka kthehet në një tragjedi kaq të tmerrshme. Në këtë kohë të vitit, kjo ngjarje të thyen zemrën” tha ai.

Devonport, në bregun verior të Tasmanisë, është një qytet i vogël port me pak më pak se 30,000 banorë. Hetimet kanë nisur, ndërsa pritet një raport nëse pajisja ishte e kontrolluar siç duhet para se të instalohej dhe fëmijët të hynin brenda.

Incidente me lojëra të tilla nuk janë të pazakonta. Në vitin 2019, dy fëmijë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në Kinë, ndërsa një vit më parë një një vajzë vdiq në Mbretërinë e Bashkuar pasi u hodh nga një kështjellë kërcyese që dëshmitarët okularë thanë se shpërtheu në një plazh të Norfolk.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA