Sipas parimeve të Feng shui-t, nëse ju pëlqen të vishni rroba të zeza, mund të tërhiqni energji të pabesueshme
Nëse dëshironi të mësoni kuptimin dhe simbolikën më të thellë të ngjyrave, mund t’i hidhni një sy interpretimeve të traditës feng shui, si dhe kuptimit psikologjik të ngjyrave, transmeton Telegrafi.
Çfarë simbolizon e zeza?
Njerëzit më së shpeshti e lidhin të zezën në kuptimin shpirtëror me energjinë negative dhe trishtimin, ndërsa sipas feng shui-t lindor, e zeza ka shumë të bëjë me ujin.
Ekspertët besojnë se kjo për faktin se e zeza pasqyron thellësinë dhe pafundësinë e elementit të ujit.
Rrobat e errëta interpretohen në Feng shui si një shenjë stabiliteti. Nëse keni planifikuar një takim të rëndësishëm ose duhet të bëni një detyrë ose punë të përgjegjshme, vishni rroba të zeza.
Megjithatë, ekspertët e feng shui-t paralajmërojnë se nuk duhet të visheni nga koka te këmbët me të zeza, por ta dozoni me kujdes këtë ngjyrë, sepse e zeza rrit efektin e ngjyrave të tjera, kështu që është e dëshirueshme që të mos e bëni atë kryesore.
Ngjyra e zezë nga këndvështrimi i një psikologu
Psikologët thonë se e zeza zgjidhet nga ata njerëz që duan të krijojnë përshtypjen e misterit. Rrobat e zeza janë jashtëzakonisht tërheqëse energjikisht për njerëzit përreth jush. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen dhe të dukeni të denjë dhe elegante, vishni të zeza.
Kjo funksionon mirë edhe në takimin e parë. Njerëzit, pa e ditur, tërheqin paralele mes pasurisë dhe suksesit me të zezën. Psikologët e ngjyrave rekomandojnë kufizimin e së zezës dhe freskimin e të zezës me ngjyra të tjera. Opsionet më të mira janë të zezë dhe të kuqe, bardh e zi dhe zi dhe blu.
Përveç kësaj, përdorimi i tepërt i ngjyrës së zezë në gardërobën tuaj mund të shkaktojë mendime negative.
Top Channel