Vrasje e ministrave me shigjeta/ Policia zbulon komplotin e rebelëve anti-vaksina në Gjermani (fotot)

15/12/2021 17:32

Policia gjermane thotë se ka neutralizuar komplotin e një grupi rebelësh radikalë anti-vaksina për vrasjen e presidentit të rajonit të Saxonisë, Michael Kretschmer dhe zyrtarëve të tjerë, pas hetimit të gjashtë njerëzve dhe kontrolleve në disa banesa.

Shteti lindor i Saxony ka përqindjen më të ulët të vaksinimeve në Gjermani dhe në kryeqytetin e tij Dresden, janë kryer protesta masive kundër kufizimeve dhe vaksinimeve të detyruara.

Në artikullin e agjencisë ZDF për çështjen thuhejPër ta, Gjermania është nën diktaturë, koronavirusi është vetëm një grip ose një shpikje e bankierëve çifutë dhe e mediave mashtruese”.

“Gjashtë të dyshuar me kombësi gjermane” – pesë burra dhe një grua, të gjithë anëtare të një grupi në rrjetin ‘Telegram’ të quajtur Dresden Offline Networking – dyshohet se po përgatisnin akte serioze dhune që mund të rrezikonin shtetin, thuhej në deklaratën e policisë.

Autoritetet konfirmonin se operacioni përfshinte kontrolle në disa shtëpi dhe kishte bashkëpunimin e forcave speciale.

Zhvillimi erdhi pas infiltrimit në grupet online të një gazetari të programit investigativ ‘Frontal’ në rrjetin shtetëror ZDF.

Mes të tjerave ‘Frontal’ tha se në kanalin online të rebelëve diskutohej vrasja e kryeministrit lokal Kretschmer, i cili fillimisht refuzoi masat e ashpra të pandemisë por më pas ndryshoi mendje.

 “Gjatë kontrolleve u gjetën armë si shigjeta dhe mjete të tjera”, tha policia në deklaratën e saj, ku shtohej se hetimet vazhdonin.

FOTO GALERI
2/3
Në artikulin e agjencisë ZDF për çështjen thuhej “Për ta, Gjermania është nën diktaturë, koronavirusi është vetëm një grip ose një shpikje e bankierëve çifutë ose e mediave mashtruese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA