Mes dëborës dhe terrenit të vështirë, rikthehet energjia në Petran, Maliq dhe Shupenzë
15/12/2021 14:32
Grupet e OSSH vijojnë punën duke avancuar drejt territoreve të thella, pavarësisht terrenit, ku trashësia e dëborës arrin në 60 cm.
Konkretisht, në Petran të Përmetit, elektricistët arritën pas 4 orë ecjeje, të riparojnë defektin e fiderit 10kV, duke i dhënë energji 45 abonentëve.
Në Dibër, konkretisht në Shupenzë iu dha energji elektrike dy kabinave, Okshum dhe Sebishtë, me 50 abonentë. Brigadat e OSSH vijojnë punën për 2 kabina në Ternovë.
Në Korçë, konkretisht në Maliq, e gjithë bashkia dhe zonat përreth kanë marrë energji elektrike.
Puna vijon edhe në fiderin Kelmend, ku është bere e mundur rikthimi i energjisë ne Lëpushë, ndërsa ende është ne proces sistemimi linja e Vermoshit.
Top Channel