Irani publikon hartën e Izraelit me objektivat e shenjuara për sulm, pas kërcënimeve (fotot)

15/12/2021 17:06

Irani ka përshkallëzuar sot kërcënimet ndaj armikut të tij kryesor Izraelit duke publikuar materiale vizive dhe një hartë të shtetit hebre të shenjuar me objektiva të shumtë që Teherani mund të godasë në kundërpërgjigje të një agresioni nga armiku i tij.

Në artikullin me titullin impresionues “Vetëm një lëvizje e gabuar!” në të përditshmen në gjuhën angleze ‘Tehran Times’ thuhej sot:

“Një intensifikim i kërcënimeve ushtarake kundër Iranit duket se sugjeron se regjimi sionist ka harruar se jemi të aftë ta godasim nga të gjitha drejtimet “.

Bashkë me artikullin vinte ilustrimi me hartën e Izraelit të mbushur thuajse gjithkund me ‘kunja të kuqe’ të simbolizojnë  objektivat e mundshme raketore të Iranit.

Në të citohej gjithashtu kreu i forcave të armatosura të Teheranit, gjeneral Mohammad Bagheri, i cili insistonte se “forcat tona nuk e nënvlerësojnë kurrë forcën e armikut prandaj jemi të përgatitur për çdo kërcënim strategjik.”

Në nivel strategjik ne nuk duam të sulmojnë ndokënd, por në nivel operacional dhe taktik jemi të gatshëm për një reagim deçiziv dhe ofensivë të ashpër ndaj armikut ,” tha ai duke iu referuar Izraelit.

Bagheri shtonte se kapacitet raketore të Iranit janë provuar me sulmin raketor ndaj bazës amerikane në janar 2020 dhe me rrëzimin e dronit amerikan Global Hawk në ngushticën e Hormuz në qershor 2019.

‘Tehran Times’ shtonte se Izraeli ka intensifikuar aktivitetet e tij teksa bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore pritet të rinisin në Vienë.

Gazeta shtonte se problem mbeteshin sulmet e vazhdueshme ajrore të Izraelit në Siri, teksa kjo e fundit ka ndihmën e Iranit për të luftuar terroristët.

Në të përmendej gjithashtu plani për manovra të forcave detare izraelite në Mesdhe në të cilat simulohet një sulm ndaj Iranit.

 

FOTO GALERI
2/3
Mohammad Bagheri, i insistonte se “forcat tona nuk e nënvlerësojnë kurrë forcën e armikut prandaj jemi të përgatitur për çdo kërcënim strategjik.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA