Hetime mbi thirrjen e Trump: Nëse nuk luftoni si në ferr, nuk do të keni më vendin tuaj (fotot)

15/12/2021 19:34

“Ne po luftojmë si në ferr, dhe nëse ju nuk luftoni edhe ju, nuk do të gëzoni më vendin tuaj”, ka thënë ish-presidentin amerikan në protestën e 6 janarit në Uashington.

Fjalët e Donald Trump për protestuesit në marshimin e 6 janarit ishin sot baza e nisjes së procedurave të Kongresit kundër ndihmësit të tij Mark Meadows.

Ky i fundit ka refuzuar të dëshmojë në komisionin e Kongresit për hetimin e sulmit të protestuesve në ndërtesën e Capitol.

Ndërsa vetë Trump thotë se nuk ka asgjë për të fshehur nga komisioni i Kongresit.

“Nuk ka asgjë për të fshehur, nëse i shikoni fjalët e mia asokohe, e kuptoni se ato ishin shumë qetësuese,” Trump në një intervistë me rrjetin FoxNews.

Asokohe Trump përsëriste pretendimet se zgjedhjet presidenciale të 2020 ishin vjedhur, prandaj i kërkonte mbështetësve të marshonin drejt Capitol.

Mes të tjerave ai thoshte: “Arritjet tona më të mëdha ende na presin. Një nga arritjet do të jetë siguria e zgjedhjeve pasi derisa erdha unë, askush nuk e kishte idenë sa të korruptuara ishin”.

“Njerëzit vinin për të votuar, falenderonin dhe ktheheshin të qetë në shtëpitë e tyre”.

“Por unë them se këtu ka diçka shumë të gabuar, diçka që nuk duhet të ndodhë, prandaj duhet të luftojmë. Duhet të luftojmë sepse ndryshe nuk do të kemi më vendin tonë”.

FOTO GALERI
1/4
"Ne po luftojmë si në ferr, dhe nëse ju nuk luftoni edhe ju, nuk do të gëzoni më vendin tuaj”, ka thënë ish-presidentin amerikan në protestën e 6 janarit në Uashington

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA