Efekti i rënies së lirës, shtetasit e huaj blejnë prona të paluajtshme në Turqi

15/12/2021 14:40

Edhe pse rënia e vlerës së lirës i ka sjellë probleme qeverisë turke, gjendja ekonomike në anën tjetër i ka ardhur mirë shtetasve të huaj që e shfrytëzuan për blerje masive të pronave të paluajtshme në Turqi.

Siç raporton Reuters, shitja e shtëpive për shtetasit e huaj në Turqi gjatë nëntorit është rritur për 50 për qind, transmeton Telegrafi.

Për tërë këtë natyrisht “fajtor” është rënia e lirës, që shtetasve të huaj i mundësoi blerje më të lehtë të pronës së paluajtshme.

“Njerëzit e shohin blerjen e pronave të paluajtshme si mjet mbrojtje nga inflacioni. Përqindja e ulët e kamatave të kredive gjithashtu ka pasur ndikim”, tha drejtoresha e përgjithshme për vlerësimin e pronave të paluajtshme, Makbule Jonel Maja.

Sipas të dhënave zyrtare, në nëntor shtetasve të huaj u janë shitur 7.363 shtëpi, që është numri më i madh nga viti 2013.

Numri më i madh i të huajve që kanë blerë shtëpi në Turqi, janë kryesisht me prejardhje iraniane, irakianë dhe rusë.

Vendet që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e të huajve kur bëhet fjalë për shitjesh të shtëpive, ishte Stambolli me 2.922 objekte, Antalia dhe Ankaraja. /Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA