Dy persona të maskuar kanë grabitur Postën Shqiptare në Babrru rreth orës 09:15, ku kanë arritur të marrin 200 mijë lekë.
Ata ende nuk janë identifikuar dhe janë larguar me biçikleta.
“Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre”, sipas policisë.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të kapur autorët, ndërsa nuk dihet nëse ata kanë pasur armë me vete.
Top Channel