Durrësi pushtohet nga mbetjet dhe leshterikët
15/12/2021 12:21
Bregdeti i Durrësit është pushtuar nga mbetjet dhe leshterikët pas përfundimit të sezonit.
Leshterikët dhe mbetjet shtohen me ardhjen e dimrit për shkak të reshjeve dhe erërave. Investimi në këtë pjesë nuk ka marrë parasysh këtë fenomen që të ndalojë përplasjen e dallgëve.
Durrësi është një ndër pikat turistike më të frekuentuara në vendin tonë, i cili pret çdo vit mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.
Top Channel