Banka e Anglisë ka thënë së fundmi se monedha dixhitale bitcoin mund të bëhet “e pavlerë” dhe se njerëzit që investojnë në kriptovalutat duhet të jenë “gjithmonë gati të humbasin gjithçka”, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Banka qendrore hidhte dyshime nëse kishte vërtet vleresim të qëndrueshem të kriptovalutën më të njohur, e cila ka arritur aktualisht vlerën $50,000 për copë.

Në nëntor çmimi saj kishte arritur në $67,000 por më vonë pësoi disa luhajtje derisa të stabilizohej në nivelin aktual prej javës që shkoi.

Zv. Guvernatori i bankës Sir Jon Cunliffe, tha se enti duhet të jetë i përgatitur për hyrjen në treg të kripto-aseteve, pas rritjes së popullaritetti të tyre.
“Vlera e tyre ndryshon mënyrë të konsiderueshme dhe [bitcoin] teorikisht mund të bjerë edhe në zero,” tha ai për BBC.

Kapitalizimi i tregut të kriptrovalutave është rritur në $2.6 trilionë prej vitit 2020, duke u kthyer një 1% të aseteve financiare globale.

Në Britani sipas tij, janë rreth 2 milionë njerëz që mbajnë vlera në bitcoin dhe asete të tejra si ethereum e Binance.

Banka thotë se ajo dhe institucione të tjera financiare kanë qasje të kujdesshme me kriptovalutat dhe ndjekin çdo zhvillim të tregut të tyre.
“Nevojiten kuadro rregullatore si të brendshme dhe në nivel global, për të influencuar kur është nevoja këto tregje në rritje, me qëllim ruajtjen e besimit dhe integritetit në sistemin financiar”.

Në një koment sot një anëtar i stafit të bankës shkruante se bitcoin nuk ka arritur ende kriteret e stabilitetit të një valute, dhe rrezikon ndryshueshmëri të vazhdueshme.

Thomas Belsham, i cili punon në seksorin e aksioneve dhe të medias së bankës, tha: “Problemi është se ndryshe nga format e tjera të parave, Bitcoin nuk përdoret për të vlerësuar gjë tjetër përvec vetes. Siç htonë dhe vetë entuziastët e tij, ‘një Bitcoin = një Bitcoin’”.

Aktualisht janë në qarkullim rreth 19 milionë bitcoin, teksa vlera të reja shtohen kur “gërrmuesit” e tyre bëjnë vlerësimet në librin ‘blockchain’ që komandon kriptovalutën.

Numri maksimal i Bitcoin pritet të arihet rreth vitit 2140, kur do të jetë e vështirë që sistemi të përballohet, shton Belsham.
“Teoria e thjeshtë na tregon se me induksion së prapthi vjen njëfarë pike ku duhet të nxisësh paranë që të dalë, dhe kur kjo të vijë investitorët duhet të jenë të përgatitur për të humbur gjithçka.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA