Hetimet mbi tragjedinë e Bullgarisë, ku 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën mes flakëve pas përplasjes së autobusit me të cilin udhëtonin, nuk kanë përfunduar ende.

Megjithatë, mediat bullgare përcjellin disa të dhëna paraprake të cilat tregojnë se në momentin e aksidentit, mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe.

Kreu i shërbimit kombëtar bullgar të hetimit, Borislav Sarafov, kujtoi se shumica e autobusëve të pasagjerëve kanë limitet e tyre.

Hetimet janë në fazën e fundit. Po presim edhe rezultatet e tre ekzaminime, ndoshta do të jenë gati para Krishtlindjeve. Autobusi ishte ngjitur me bankinën. Ekzistojnë dy kategori të shpejtësisë së lejuar dhe të përshtatshme. Ne kemi një ide për shpejtësinë, por do të presim të shohim se çfarë thonë ekspertët e makinave. Shpejtësia është mjaft e paqëndrueshme, janë kapërcyer  90 kilometrat në orë”, ka thënë Sarafov.

Ѕірaѕ tіј, рër momentіn mendіmі і të gjithë kolegëve të vet është se aksidenti fatal ka qenë pasojë e një gabimi njerëzor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA