Barcelona njoftoi këtë të martë se nesër është parashikuar zhvillimi i një konference për shtyp me sulmuesin argjentinas, Kun Aguero, i cili, pritet t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur për shkak të aritmisë.
33-vjeçari shfaqi probleme në ndeshjen ndaj Alaves, javë më parë, teksa u fiksua nga kamerat duke vënë duart në gjoks.
“Këtë të mërkurë (12:00), do të zhvillohet konferenca për shtyp e Sergio Kun Agüeros në ambientet e “Camp Nou-t” për të shpjeguar të ardhmen e tij. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Joan Laporta, presidenti i Barcelonës”, shkruhet në deklaratën e shkurtër të Barçës.”
Aguero ka luajtur vetëm 166 minuta në kampionat dhe Champions League me Barcelonën në 5 takimet që është aktivizuar, duke shënuar dhe 1 gol në La Liga. 33-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa ka luajtur për shumë vite me Manchester City dhe Atletico Madrid. Sulmuesi është shpallur nënkampion bote me Argjentinën në vitin 2014 dhe ka fituar 5 tituj kampion në Angli.
Top Channel