Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua me urdhër të SPAK për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion dhe pastruar para, me vendim të gjyqtarit Erjon Bani.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që siç njofton prokuroria e posaçme janë shtetasit me inicialet K.Z., dhe shtetasja S.G. Në njoftimin për mediat SPAK thotë se prokuroria nisi hetimet mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ku u denoncua procedura e ndjekur për lidhjen e kontratës se koncesioni me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate kocensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Së pari, thotë SPAK, nga hetimet e kryera është provuar se në proçedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit dhe se dyti në procedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur procedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncensionit në bashkëpunim me ish ministrin i cili ne cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka qenë personi përgjegjës për prokurimin e fondeve publike. Pervec hetimeve ndaj te dyshuarve janë vendosur edhe masa te sekuestrova preventive ndaj shoqërive te dyshuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA