Ferid Berberi, ish-trajneri i madh i peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e “Dinamos” është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Gjatë karrierës si sportist, Berberi arriti të shpallej 7 herë kampion kombëtar.
Nga viti 1976 deri në vitin 1979 ishte trajner i Ekipit Dinamo, ndërkohë që drejtoi ekipin kombëtarë të peshëngritjes për 6 vite nga viti 1979 deri në vitin 1985.
Pasi mbaroi karrierën si profesionist iu dedikua botës së trajnerit ku gjithashtu stërviti emra tepër të njohur si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Xhemal Qarri, Ardian Kokonozi dhe të tjerë.
Gjithashtu Berberi ishte edhe mësues i edukimit fizik në gjimnazin “Sami Frashëri”, pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe për 8 vite shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes nga viti 1992 deri në vitin 2000.
Top Channel