Shpërthen cisterna në Haiti/ Të paktën 50 persona humbën jetën, dhjetra të tjerë të plagosur

14/12/2021 16:25

Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën, mëngjesin e ditës së sotme, kur një cisternë shpërtheu në Cap Aitie. Si rezultat i shpërthimit mbetën të plagosur edhe disa persona.

Mediat e huaja raaportojnë duke cituar një zyrtar lokal se “në vend kam konstatuar se 50 deri në 54 persona janë djegur të gjallë. Është e pamundur që ata të identifikohen”, tha Patrick Almonor, nënkryetar i bashkisë së Cape Toën.

Po ashtu raportohet se rreth 20 shtëpi në zonë morën zjarr pas shpërthimit, duke rritur frikën se numri përfundimtar mund të jetë më i rëndë.

Nuk jemi ende në gjendje të japim detaje për numrin e viktimave brenda shtëpive”, tha ai.

Spitali “Justinian” , ku janë transportuar shumë prej të lënduarve, e ka të vështirë të përballojë gjendjen, pasi shumë prej këtyre personave janë në gjendje kritike.

Ne nuk kemi mjetet për të trajtuar shumë njerëz që kanë djegie të rënda“, i tha AFP një infermiere spitalore, ndërsa shtoi: “Kam frikë se nuk do të jemi në gjendje t’i shpëtojmë të gjithë.”

Top Channel