Shkarkimi i disa sekretarëve të degëve/ Njësia nr.9 në Tiranë kundër vendimit të Bashës: S’pranoj dorëzimin e detyrës!

14/12/2021 20:17

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi njoftoi shkarkimin nga detyra të disa krerëve të degëve të PD në Tiranë, por edhe në rrethe, ka reaguar Dega e PD nr.9 në Tiranë.

Në Tiranë në degën nr.9 shkarkohet me vendim të kreut të PD-së, Lulzim Basha sekretarja Eda Grimci. Por përmes një shënimi në facebook, kjo degë pohon se nuk e njeh këtë vendim dhe nuk pranon të dorëzojë detyrën, me argumentin se Basha është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, ndërsaj zonja Grimci njeh si autoritet vetëm Komisionin e Rithemelimit.

“Te nderuar antare te PD Dega 9 ,

Nuk njoh dhe nuk pranoj dorzimin e detyres te asnje qe eshte i shkarkuar nga Kuvendi Kombetare.Njoh si autoritet te vetem Komisionin e Rithemelimit te PD.

Jemi ne kulmin e punes per organizimin e referendumit dhe nuk do te tradhetojme vullnetin dhe misionin qe na ka ngarkuar organi me i larte i PD, Kuvendi i saj Kombetar.

Nga Eda Grimci Sekretare e Deges 9 Tirane”, thuhet në njoftim.

Top Channel