Rusi, zbulohet 16 raste të tjera me variantin Omicron

14/12/2021 01:21

Në Rusi u zbuluan 16 raste të reja me varinatin Omicron të COVID-19.

Zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova tha se varianti Omicron i COVID-19 u zbulua tek 16 nga 177 personat që erdhën sot në Rusi nga Republika e Afrikës së Jugut. Ajo shtoi se të gjithë këta persona janë nën vëzhgim.

“Kjo shkallë është pothuajse 10 për qind. Ky është një nivel shumë i lartë, kështu që tregon një rritje të lartë dhe një valë të mundshme”, theksoi Golikova. Në Rusi, varianti Omicron u zbulua për herë të parë më 6 dhjetor tek dy persona që u kthyen nga Afrika e Jugut.

Me vendimin e marrë më 8 dhjetor në vend, u vendos një detyrim karantine 14-ditore për qytetarët që vijnë nga Botsvana, Zimbabve, Lesoto, Madagaskari, Mozambiku, Namibia, Tanzania, Esvatini, Afrika e Jugut dhe Hong Kongu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA