I mbetur keq pas rënies së Bashkimit Sovjetik, njëri prej njerëzve më të fuqishëm të globit sot, presidenti rus Vladimir Putin, ishte detyruar të punonte si taksist.
“Duhet të nxirrja ca para më shumë dhe punova me taksi. Nuk është diçka të cilën e kujtoj me kënaqësi, por për fat të keq, kjo është e verteta”, dëgjohet të pohojë presidenti rus në një film dokumentar të cituar nga Ria-Novosti.
Rrëzimi i Bashkimit Sovjetik për Putinin nënkupton fundin e “Rusisë historike”.
Edhe më parë, ai e ka përshkruar këtë moment si “një tragjedi për shumicën e shtetasve rusë”.
Shërbyes besnik i atij sistemi, Putin u zhgënjye shumë pas rrëzimit të tij dhe e cilëson shembjen e BRSS si “fatkeqësinë më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”.
Fundi i Bashkimit Sovjetik solli një periudhë të vështirë paqëndrueshmërie ekonomike, e cila zhyti miliona vetë në varfëri teksa Rusia e re e pavarur kalonte nga komunizmi në kapitalizëm.
Rrëfimi i Putinit vjen në kohën kur kritikët e kanë akuzuar se me pushtimin e Ukrainës, po planifikon rikrijimin e Bashkimit Sovjetik.
Top Channel