Qëllohet për vdekje 29-vjeçari në Tiranë pas konfliktit/ Viktima ishte arrestuar një vit më parë për trafik droge

14/12/2021 07:44

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Policia njofton se i riu Jurgen Duka (Meziri), është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar,  ku ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Viktima rreth 29 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ku ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të ndodhur mes tyre.

Mësohet se Jurgen Duka është person me precedent të mëparshëm kriminal.

Në 2020-ën ai ra në pranga së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë që u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri dhe do të ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia, ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.

Operacioni “Riviera” u zhvillua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA