Pfizer: Pilula anti-Covid, efikase ndaj Omicron- E merrni në shtëpi

14/12/2021 15:34

Pfeizer thotë se pilula eksperimentale që kompania farmaceutike ka zhvilluar kundër COVID-19, është efikase edhe ndaj variantit të ri, Omicron.

Për këtë, citon rezultatet e plota të studimit të cilat duket se janë vërtet premtuese kundër koronavirusit.

2,250 persona morën pjesë në eksperimentin që tregoi se pilula ka zvogëluar shtrimet në spital dhe vdekjet në masën 89 për qind mes personave të rrezikuar në popullsinë e rritur.

Ata e kanë marrë pilulën pak kohë pasi kanë shfaqur simptomat e para të sëmundjes.

Verifikimet e para laboratorike kanë treguar se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron, tha Pfizer që e testoi ilaçin antiviral duke përdorur proteinat kyçe që Omicroni i përdor për t’u riprodhuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pritet që të marrë një vendim për të autorizuar ose jo përdorimin e  pilulës së prodhuar nga Pfizer, apo të asaj të prodhuar nga Merck.

Nëse njëra nga këto dy pilula marrin dritën jeshile të FDA-së, atëherë amerikanët e infektuar me koronavirus, do të mund ta blejnë atë në farmaci dhe të mjekohen në shtëpi.

 

Top Channel