Greqia ka regjistruar numër rekord vdekjesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 130.

Kjo është shifra më e lartë e humbjeve të jetëve njerëzore prej fillimit të pandemisë duke kaluar edhe atë të 121 vdekjeve në 28 nëntorin e vitit të kaluar.

Gjithësej numri i vdekjeve në Greqi ka shkuar në 19.475.

95.3% e viktimave janë mbi 70 vjeç ose kanë pasur një historik të rënduar shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA