Mbërrijnë me vonesë dy tragetet e linjës Bari-Durrës
14/12/2021 11:38
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë, për shkak të motit të keq në brigjet e Adriatikut perëndimor.
Në kapitenerinë e Durrësit bëjnë me dije se dy tragetet janë nisur me vonesë nga porti italian i Barit dhe ndaj janë regjistruar dhe lëvizje në grafikun e mbërritjes së tyre në Durrës. Njëkohësisht vonesa ka pasur edhe në nisjen e trageteve nga Durrësi natën e kaluar.
Dy tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me afro 2 orë e gjysmë me vonesë dhe shkak këtë herë nuk ka qenë moti, por kontrollet e shtuara të policisë në mjetet që lëvizin drejt Italisë.
Top Channel