Mancini viziton fëmijët në spital: T’u bëjmë një dhuratë në muajin mars

14/12/2021 15:50

Italia, pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës Katar 2022 përmes fazës së grupeve, do të rikthehet në fushë në mars për të fituar biletën në eventin më të madh të futbollit.

Në gjysmëfinale të fazës play off, do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në Palermo (24 mars), më pas, në rast suksesi, do të sfidojë fituesen e çiftit Portugali-Turqi (29 mars).

Roberto Mancini, me rastin e festave të fundvitit, shfrytëzoi vizitën në departamentin e neuropsikiatrisë pediatrike të pavionit pediatrik të spitalit Sant’Orsola në Bolonga për të folur për objektivat e skuadrës së tij. “Fëmijët, me siguri, do të jenë tifozë të skuadrave të ndryshme.

Shpresoj të sjellim një moment lumturie, në një situatë mjaft të vështirë”, – komenton trajneri. – “Nga tani, deri në mars ka ende kohë dhe shpresojmë që të mund të bëjmë një dhuratë për të gjithë italianët dhe fëmijët që vuajnë më shumë në këtë kohë”./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA