“Kosova e shkatërroi Millosheviçin”, Tromp: Mohojnë sot Reçakun, që të ulin përgjegjësinë

14/12/2021 13:34

Është befasues reagimi jo i duhur i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën, thotë Nevenka Tromp, eksperte e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, hulumtuese e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi për 12 vjet me radhë dhe autore e librit “Procesi penal kundër Sllobodan Milloshevicit: gjykimi i papërfunduar”, i cili u promovua së fundi në Prishtinë.

Tromp thotë se mospërfundimi i procesit gjyqësor ndaj Millosheviçit, për shkak të vdekjes së tij më 2006, ka lënë pa zbardhur ideologjinë e tij se a kanë ndodhur luftërat për shkak të patologjisë së personalitetit të tij dhe evoluimit të vetëdijes së tij në ndërgjegje kriminale.

Unë kam përcjellë shndërrimin e Millosheviçit nga një komunist tek një lider populist, të cilit filloi t’i pëlqente vëmendja e serbëve të Kosovës, një mënyrë narcistike. Nga një kriminel lufte që ishte deri më 1995, në atë vit ai u bë paqebërës, dhe po të kishte logjikë, ai do të ndalonte aty dhe do të vazhdonte të shtrëngonte duart me presidentët amerikanë, por nga 95-ta, ai shkoi në vetëshkatërrim në Kosovë”, Nevenka Tromp, studiuese.

Sipas saj, autoritetet serbe, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vullin, sot e mohojnë në mënyrë të vazhdueshme të vërtetën për Reçakun, ashtu sikurse edhe për Vukovarin, Dubrovnikun, Sarajevën dhe Srebrenicën, në mënyrë që të zvogëlohet përgjegjësia e Serbisë.

 

Top Channel