Prokuroria e Federatës italiane ka mbyllur pjesën e parë të hetimit për provimin e shtetësisë italiane të Luis Suarez pa gjetur asnjë provë të sjelljes së paligjshme nga Juventusi, kështu që bardhezinjtë nuk do të sanksionohen, të paktën për momentin.
Ylli uruguaian ishte në bisedime për t’u bashkuar me Zonjën e Vjetër në vitin 2020, por pasaporta e tij evropiane, e cila është e vlefshme për të luajtur në La Liga, nuk mund të përdorej në Serie A, kështu që sulmuesi duhej të bënte një test të nënshtetësisë italiane.
Ishte pretenduar se Suarezit i ishin dhënë pyetjet paraprakisht, por asnjë provë e sjelljes së paligjshme nga Juventusi nuk u gjet në hetimin pasues sportiv.
Vitin e kaluar, Suarez zbuloi se kishte arritur një marrëveshje me Biankonerët.
Gjigantët e Serisë A e hoqën sulmuesin vetëm disa javë para fillimit të hetimit nga Prokurori Publik i Perugias, duke nënshkruar në vend të tij me Alvaro Moratan.
Suarez përfundimisht iu bashkua Atletico Madridit në një marrëveshje prej 7 milionë eurosh nga Barcelona.
Prokurori i FIGC tani ka njoftuar se Juventusi nuk do të dënohet sepse ‘nuk ka pasur prova të mjaftueshme për sjellje të paligjshme të provuara në lidhje me Urdhrin Federal të Sporteve’.
Profesorët nga Universiteti i Perugias, të cilët dyshohet se e kishin rregulluar paraprakisht provimin, duke i treguar pyetjet Suarezit paraprakisht, janë ende nën hetim dhe prokurori i FIGC ka specifikuar se ai është në pritje të ‘dokumenteve të mëtejshme’ nga Prokurori Publik në Perugia në lidhje me hetimin e tyre. /Telegrafi/
Top Channel