Pas fitoreve me Dinamon dhe Kukësin, Laçi kërkon që të marrë një tjetër sukses, këtë herë ndaj kryesuesve të Tiranës.
Bardhezinjtë po kalojnë një moment mjaft të mirë, me kurbinasit që kanë pësuar vetëm një humbje në 7 ndeshjet e fundit, duke u ngjitur në gjysmën e sipërme të klasifikimit e duke u afruar me kreun.
Saliou Guindo po gëzon një formë mjaft të mirë, teksa ka arritur që të shënojë katër gola gola në dy takimet e fundit dhe ka marrë statusin e liderit tek bardhezinjtë.
Bardheblutë në ana tjetër e lanë pas atë moment jo të mirë, teksa kanë arritur që të regjistrojnë dy fitore radhazi në kampionat.
Në tre ndeshjet e fundit, skuadra e Shehit nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa gjatë gjithë edicionit deri më tani kanë mbrojtjen më kompakte. Xhixha dhe Përgjoni nuk do të jenë të gatshëm as për këtë sfidë, për shkak dëmtimi.
Në fazën e parë kryeqytetasit arritën që të triumfonin 2-0 falë dy autogolave, por tashmë situata ka ndryshuar dhe kurbinasit janë në një situatë shumë herë më të mirë se fillimi i sezonit.
Bardhezinjtë në njërën anë do të tentojnë të marri një tjetër sukses, që do i ndizte sërish ambiciet e tyre për vendin e parë, ndërsa në anën tjetër bardheblutë kanë provën e forcës, për të konsoliduar pozitat e tyre në kreun e renditjes.
Top Channel