Te Benfica vazhdojnë të jenë të tronditur nga ngjarja e rëndë që i ndodhi një prej lojtarëve të saj më të njohur, Nicolás Otamendi, pas ndeshjes së së dielës kundër Famalicao.
Qendërmbrojtësi argjentinas ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në shtëpinë e tij, të kryer nga katër individë. Përveçse iu shkaktuar një dëm i madh material, i vlerësuar rreth 300,000 euro, familja e tij përjetoi momente terrori.
Mediet portugeze kanë shpjeguar në detaje atë që ndodhi në banesën e ish-lojtarit të Manchester City-t. “Një bandë ka pritur qendërmbrojtësin e Benfica-s, i cili është prangosur dhe e kanë lidhur me një rrip në qafë, për të për të shmangur çdo reagim”.
Kriminelët, të cilët e dinin se Otamendi po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së kampionatit, e kanë pritur, e kanë imobilizuar dhe e kanë detyruar të futet në dhomën e tij, ku ndodheshin gruaja dhe djali, të cilët janë tmerruar nga ajo që po i shihnin sytë.
Ata vodhën bizhuteri, ora dhe para në vlerë prej 300,000 euro. Benfica bëri një deklaratë për të qetësuar tifozët dhe për të konfirmuar gjendjen e mirë të lojtarit dhe familjes së tij, pas sulmit.
“Benfica konfirmon se Nico Otamendi ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Sportisti dhe familja janë mirë, pavarësisht shqetësimit të madh të krijuar nga situate e krijuar”, njoftoi klubi i Lisbonës./ Supersport
Top Channel