Fermerët francezë demonstrojnë, djegin paleta kundër politikave kufizuese të qeverisë në Paris (fotot)

14/12/2021 19:33
“Por si mund të lëmë ose të çrrënjosim vreshtat 10, 20 ose 30 metra të gjata? Kjo është çmenduri”, shtoi Greffin.

Fermerët franceze demonstruan para Këshillit të Shtetit në Paris kundër politikave kufizuese të qeverisë në aktivitetin e tyre dhe përdorimin e pesticideve.

Agjencitë qeveritare kërkojnë mes të tjerash që fermerët të njoftojnë qindra banorë vendas kur nisin punën me pesticide në kulturat e tyre.

“Si mundet në fermer t’i telefonojë 200 njerëzve për t’i njoftuar se po del në fushë me traktor. Është çmenduri, është qesharake”, tha një prej demonstruesve.

Ndërsa kreu i sindikatës Damien Greffin, tha se Këshilli i Shtetit është kthyer në një qeveri të dytë duke vendosur vazhdimisht sanksione kundër fermerëve.

“Ka një neglizhencë totale ndaj fermerëve. Ne jemi shumë të lindur me demokracinë, por nuk ka demokraci pa drejtësi e rregulla”, tha ai.

“Kur na thonë për të njoftuar fqinjët, do të kuptohej nëse ishin tre apo katër, por jo kur janë me qindra”.

“Njerëzit në Këshillin e Shtetit nuk e kanë idenë. Në kultivimin e rrushit për shembull, Këshilli thotë se duhet të largohemi nga shtëpitë për t’u kujdesur për vreshtat”.

“Por si mund të lëmë ose të çrrënjosim vreshtat 10, 20 ose 30 metra të gjata? Kjo është çmenduri”, shtoi Greffin.

FOTO GALERI
1/7
Fermerët franceze demonstruan para Këshillit të Shtetit në Paris kundër politikave kufizuese të qeverisë

Top Channel