Dhuna në Amazonën kolumbiane dëbon popullsitë nomade indigjene nga tokat e të parëve (fotot)

14/12/2021 19:56

Grupe të armatosura, plantacionet dhe minat anti-njeri po largojnë nga vendi i të parëve të tyre fiset indigjene Nukak, një nga më të vjetrit në Amazonën kolumbiane.

“Fëmijët tanë po humbasin kulturën, ata tani preferojnë ëmbëlsirat e dyqaneve”, thotë një anëtar i komunitetit që po kthehet në refugjatë te zhvendosur.

Pushtuesit e tokave të tyre ishin fillimisht kolonizatorët e më pas grupet e armatosura, që i detyruan Nukakët 33 vjet më parë të largoheshin nga xhungla drejt qyteteve të vogla.

44 vjeçari Mauricio komunikon ende në gjuhën e komunitetit Nunak me bijën e tij Jina, 22,

Ai del për gjueti me shigjeta në tub, me të cilën vret majmunë e ketra.

Teksa fryn fort në tubin e metaltë, shigjeta e tij godet majmunin leshtor i cili bie në gjumë nga helmi.

Të tjerë anëtarë të komunitetit gjuajnë majmunë duke imituar tingujt e tyre.

“Kemi ardhur për të kërkuar ushqim,” shpjegon bija e tij Jina për AFP gjatë gjuetise gjashtë-orëshe.

Në grup janë gjashtë burra të veshur me xhinse e bluza, të ndjekur nga tre gra që kërkojnë për breshka vesh-gjata në tokë.

Ata përpiqen të ruajnë zakonet e tyre por janë dorëzuar tashmë ndaj dhunës e shpyllëzimit, që u ka hapur udhë prodhuesve të drogave dhe fermerëve të plantacioneve.

“Ata na zhvendosën, na përzunë,” ankohet 28 vjeçari nunak Over Katua, i cili nuk e ka njohur jetën në xhungël, përveç prej rrëfenjave të prindërve. /Agence France Presse/

FOTO GALERI
3/15
44 vjeçari Mauricio komunikon ende në gjuhën e komunitetit Nunak me bijën e tij Jina, 22,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA