Çmimet më të larta në 10 vite/ Konsumatorët presin që para festave të rriten sërish çmimet e konsumit
14/12/2021 15:12
Të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës.
Sipas OKB-së nëntori shënoi nivelin më të lartë të çmimeve në 10 vitet e fundit, në rang global.
“Të shtrenjta të gjitha, nga buka, perimet, frutat, mielli, sheqeri, vaji.
Po bëj bukë në shtëpi. Kisha 20 vjet që nuk bëja bukë vetë. Rrogat nuk ndryshojnë. Nafta në qiell, gazi po ashtu.
Ne jemi pensionistë dhe t’u blejmë dhurata nipërve dhe mbesave, për festat që po vijnë, s’e kemi mundësinë.
Gjëmojmë ku janë tregjet lira. Më i lirë është Gabi.
Janë rritur të gjitha me 100, 200, 300 lekë”.
Top Channel