Vala e motit te keq me te cilin u përball Greqia ne ketë fund jave ka lane pas një viktime, një te plagosur rende dhe dëme te shumta ne tokat bujqësore per shkak te përmbytjeve.
Ne Skotina te Pierise pranë Katerines një grua 55 vjeç ka humbur jetën kur makina e saj u ndodh ne mes te ujerave te rrëmbyeshme te lumit te zones.
Gjithashtu një 41 vjeçar ndodhet ne gjendje serioze per jetën ne spitalin e Janines pasi është plagosur gjate një rrëshqitje dheu ne një fshat te zones se Sulit.
Ndërkohe mbi 6000 hektarë toke bujqësore janë përmbytur nga ujerat e lumit Pineio ne zonën pranë Trikalas ne Greqinë qendrore e po ashtu edhe ne shume fshatra pranë Lamias nga ujerat e lumit Sperqio dhe disa prej banoreve kane braktisur shtëpitë e tyre me ndihmën e varkave.
Përveç përmbytje të mëdha dhe dëmtime serioze të infrastrukturës në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit moti I keq solli rekorde reshjesh shiu dhe bore.
Sipas Shërbimit kombëtar meteorologjik sasia vjetore e reshjeve te shiut ne Greqinë kontinentale pas shirave te fundjavës arriti ne 3425 mm, me e larta e regjistruar ndonjëherë ne 15 vitet e fundit, duke sjelle prurje te mëdha uji ne mallet e Pindos edhe per lumin Vjose.
Gjithashtu per here te pare pas 17 vitesh është mbuluar me bore me shume se 19% e sipërfaqes se Greqisë ne ditët e para te dhjetorit,kryesisht ne Greqinë Perëndimore, kur mesatarisht prej vitit 2004 bora mbulonte vetëm 4% te zonave malore te vendit gjate javës se pare te këtij muaji.
Ne orët e ardhshme vala e motit te keq drejtohet drejt zonave lindore te Greqisë.
Top Channel