Legia e Varshavës po kalon momente mjaft të vështira, pasi ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, që e lë në vendin e fundit të renditjes dhe në të njëjtën kohë, trajneri i përkohshëm ka dhënë dorëheqjen.
Klubi ku luajnë tre shqiptarë si Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka e Lirim Kastrati, është kampion në fuqi, por këtë sezon duket shumë larg formës së vitit të kaluar dhe së fundi ka vuajtur edhe sulmin e tifozëve.
Një grupim u ultrasëve të skuadrës, kanë ndalur autobusin në hyrje të qendrës stërvitore dhe janë kapur me tre prej futbollistëve, siç janë Rafael Lopes, Luquinha dhe Emreli, por ardhja e policisë ka bërë që tifozët të shpërndahen me vrap.
Vetë klubi i Legias së Varshavës nuk ka komentuar situatën, ndërsa policia po punon për të gjetur tifozët që sulmuan autobusin, megjithatë vlen të theksohet se situata është shumë e rëndë dhe komplikon edhe më shumë punën e ekipit.
Top Channel