Zef dhe Dila Gjoka kanë lidhur jetën së bashku para 57 vitesh në fshatin Kalur.
Krijuan familjen në këtë fshat dhe jetuan deri në vitin 2000 e më pas vendosën të jetonin në Lezhë, por iniciativa e djalit të tyre dhe më shumë dëshira e dy të moshuarve bëri që të kthehen pas 20 vitesh përsëri në fshatin Kalur për të jetuar.
Gjatë bisedës me ta ata u rikthyen pas në kohë duke treguar për të kaluarën në këtë fshat dhe punën që Dila bënte në kooperativë.
E zonja e shtëpisë mban veshur veshjen trandicionale të Mirditës dhe na tregon më tepër rreth kësaj veshje, e ndërsa i zoti i shtëpisë Zefi tregon për pasionin e tij për leximin ku veçon librin “Rrno për me tregue”.
Ata ndihen të plotësuar dhe shprehen se janë shtuar shumë vite jetë pasi janë rikthyer në fshatin që me zemër nuk e braktisën kurrë dhe që pleqërinë duan ta kalojnë në këtë fshat.
Top Channel