Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Jemi rikthyer për të risjellë vullnetin e shumicës së shqiptarëve”, u shpreh Berisha në hyrje të selisë Demokratike.

Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillojnë këtë të hënë një mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes.

Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, tha Berisha.

Ai deklaroi se me zyrën e Bashës nuk ka askush punë, por deklaroi se “sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër. Në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”. Ne nuk kemi punë në zyrën e Bashës. I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet”, tha Berisha për kamerat.

Sa ai përket kallëzimit në SPAK, ai u shpreh se është një firmë turpi, duke e quajtur deputet Bashën.

Një tjetër firmë turpi e deputetit Basha që padit në prokurorinë e tij e të Ramës kolegët e vet. S’ka akt më të padenjë”, tha Berisha.

Pas futjes në ambientet e shtëpisë së PD-së, nuk munguan as akuzat për Bashën.

Berisha e akuzoi atë për “marrjen e karrigeve”.

“Çmenduria e Bashës, ka marrë të gjitha karriget”, u shpreh ish-kryeministri i Shqipërisë.

Ky i fundit theksoi se vendimet që do të merren pas mbledhjes do të bëhen publike edhe për mediat.

Kujtojmë se aktualisht në katin e dytë të ndërtesës së PD-së po zhvillohen dy mbledhje paralele.

Në mbledhjen e Bashës të pranishëm janë Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Jonila Godole, Jemin Gjana dhe Fitim Zekthi.

Sipas një njoftimi të PD-së, mësohet se po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD. Në këtë mbledhje i pranishëm është edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Berisha dhe 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit janë vendosur në sallën e mbledhjes së grupit parlamentar.

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

Po kështu, PD miratoi me të gjitha votat një Rezolutë të Këshillit Kombëtar, duke anuluar çdo vendim të dalë nga Kuvendi i mbledhur të shtunën nga ish-lideri i PD, Sali Berisha.

Ndërsa të shtunën në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u shkarkua Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.

Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë të partisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish për të mbajtur referendum.

FOTO GALERI
3/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA