PD padit në SPAK njerëzit e Berishës/ Akuzë për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve

13/12/2021 15:14

Lulzim Basha përballë tentativës së Sali Berishës për ti hequr drejtimin e PD, nuk është duke bërë rolin e spektatorit.

Pas shkarkimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, disa sekretarëve dhe kryetarëve të degëve mbështetës të Berishës, iu drejtua me një padi SPAK.

Janë  5 ish funksionarë të kallëzuar  për përdorimin e vulës dhe simboleve të PD në Kuvendin Kombëtar, organizuar nga ish kryetari Berisha fundjavën e shkuar.

Sipas PD të paditurit janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso bashkë me  Ervin Minarolli.

Në këtë padi, PD thotë janë konsumuar veprat penale të “Falsifikimit i vulave, të  stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut nënvizohet fakti se këta janë persona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD shpjegon se  e ka depozituar kallëzimin në SPAK, për arsye se  3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA