Omicron “shpërthen” në Janar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim të fëmijëve +12 vjeç
13/12/2021 19:37
Ndonëse aktualisht nuk ka përhapje masive në Europë, mutacioni “Omicron” parashikohet të mbizotërojë në muajin janar edhe në Shqipëri, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se duhet krijuar mbrojtje e mirë në popullatë, pasi bashkë me gripin në qarkullim si dhe mutacionin Delta, mutacioni i ri do të shndërrohet në risk serioz.
Ekspertët bëjnë thirrje edhe për vaksinimin e fëmijëve 12 vjeç e lart.
Të dhënat më të fundit që vijnë nga vendet e prekura nga “Omicron” tregojnë për një simptomatologji të lehtë.
Top Channel