Ngrica në rrugët e Korçës/ Disa fshatra pa drita, disa të tjerë të izoluar nga bora

13/12/2021 09:09

Gjatë natës, reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por si pasojë e temperaturave të ulëta, disa gradë nën zero, janë krijuar akuj në rrugë.

Për pasojë, segmenti Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik dhe Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje. Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të hedhur kripë në këto akse, në mënyrë që të krijojnë lehtësi për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës, mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Ndërkohë, për të tretën ditë, janë pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluar janë fshatrat Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe katër fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale, për shkak të mungesës së infrastrukturës, janë shumë të vështira për t’u pastruar.

Të gjitha akset nacionale aktualisht të kalueshme pa probleme. Është bërë kriposja prej mëngjesit dhe tani janë të kalueshme. Për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ketë edhe gjatë orëve në vazhdim prezence të ngricave ndaj mjetet po mbahen në gatishmëri, ndërsa kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA