Reshjet e dëborës u ndërprenë në verilindje dhe ia kanë lënë vendin ngricave.
Në Dibër temperaturat zbritën deri në minus 10 gradë në zonat e thella. Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan.
Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.
Aksi kombëtar Peshkopi – Burrel – Tiranë kalimi bëhet pa probleme, por duhet kujdes tek pishat e Bulqizës gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit . në Aksin Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Policia rrugore porosit drejtuesit e mjetev që të përdorin gomat e dimrit dhe mjete antirrëshqitëse.
Ulja e temperaturave deri në disa grade nen zero është shoqeruar edhe me probleme në qarkun e Korcës. Për të shmangur ngricat në rrugë u punua me kriposjen në akset nacionale dhe qarkullimi bëhet pa probleme por Prej më shumë se 72 oresh dhjetëra fshatra janë pa energji elektrike. Në bashkinë e Maliqit fshatrat e njësive administrativë Gorë dhe Moglicë janë pa energji.
Në bashkinë e Pogradecit fshatrat e njësive administrative Dardhas, Trebinjë, Proptisht e Velccan, jo vetëm vuajnë mungesën e energjisë por kanë vështirsi edhe në levizjen drejt qendrave të njësive pasi trashësia e borës shkon deri ne 50 cm. Prej 4 ditësh pa energji elektrike janë edhe të gjithë fshatrat e Devollit.
Në Kolonjë po ashtu ka probleme me energjinë elektrike në disa fshatra, ndërkohë që është rikthyer energjia në 9 fshatrat e bashkisë së Pustecit. sakaq ne Korce na z8nat e Vithkuqit e Lekasit përvec energjisë ka probleme me qarkullimin në disa prej fshatrave të këtyre dy njësive.
Top Channel