Nga akuzat për shkatërrimin e ‘fëmijës politik’ te sulmi i 21 janarit/ Basha i ashpër me ‘babain’: Telenovela Berisha vetëm streson njerëzit!

13/12/2021 18:53

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit sëbashku me një grup mbështetësish hynë selinë e PD-së.

Më pas Basha thirri një mbledhje me grupin e tij parlamentar për të diskutuar për aksionin opozitar, tashmë që opozita është e ndarë në dy kampe, atë të kredemokratit aktual dhe të Berishës.

Pas mbledhjes Basha pati edhe një diskutim me gazetarët. Në bashkëbisedimin që pati me ta, Basha u shpreh se nuk do t’ia falë kurrë ish-kryeministrit Sali Berisgha tollovinë që ka bërë gjatë këtyre muajve, e cila sipas tij i shërben vetëm Ramës, ndërsa atë vetë e cilësoi dhe një tub oksigjeni për të.

“Regjimi do të mposhtet jo me një non grata që mendon të bëjë të gjithë partinë non grata. Mbështetja e SHBA është shprehur qartë edhe nga shkallët e kësaj partie dhe me të cilën demokratët do arrijnë ta çajnë perden e dëshpërimit. Berisha është bërë një barrë për demokratët dhe PD. Berisha është një tub oksidgjeni i Ramës dhe një pengesë serioze për luftën tonë opozitare”, tha Basha.

Basha thotë se Berisha është gati që për interesat e tij personalë të shkatërrojë gjithçka, madje edhe ‘fëmijën’ e tij politik Partinë Demokratike.

“Kjo që ka para çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili shfaqet si një fitimtar. Gjithçka ka bërë sot është se humbja e tij është pa kthim. Demokratët e dinë e mirë, është gati të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik, PD, për interesin e tij personal”, deklaroi Basha.

Një mesazh Basha i ka adresuar dhe kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, të cilët i ka konsideruar edhe brinjët e trekëndëshit të Bermudës.

“Edi Ramës i them që na ke patur dhe do na kesh përballë deri ditën e fundit në atë karrige të uzurpuar në 25 prill. Sali Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve, me tragjikomendinë tënde, me gjithë kthyerjen tënde në një tub respirator për Ramën dhe bashkimbuzukët e tij nuk ia ke dalë, përveçse të bëhesh qesharak.

 Dhe pjesëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës politike, oligarkike dhe të krimit të organizuar ju them se nuk keni asnjë shans ta mbani Shqipërinë kështu siç e doni, pa demokaci, pa zgjedhje, pa media të lira, me njerëz gojëmbyllur, pa ekonomi, pa Gjykata, pa polici funksionale, pa prokurori”, tha Basha.

Kryedemokrati, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili tha se ka vjedhur kartat e anëtarësisë. Këtë akuzë, Basha e konsideroi si qesharake, ndërsa u shpreh se Berisha është bërë shumë banal dhe qesharak.

“Kryetari i partisë nuk merret me kartat, duhet të kujtoj ku e kam kartën time. E kuptoni sa banal që është. Çdo anëtar identifikohet me kartën e identifikimit. Unë kam votuar me pasaportë”, tha Basha.

Kryetari i PD-së është shprehur i bindur se me veprimet e tij ish-kryeministri, Sali Berisha është një minues i demokracisë, duke mbështetur kështu edhe deklarimet e partnerit tonë strategjik SHBA.

“Ka tre muaj që Berisha është minues i demokracisë se përpiqet t’i mbivendoset aksionit opozitar kundër Ramës. Telenovela Beriasha ka tre  muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke, me zero produkt. Ky vetëm i streson njerëzit, kujt i shërben kjo telenovelë”, tha Basha.

Basha hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA