Majmunët portokalli kanë më në fund ‘urën e botës së egër’ mbi autostradën mes pyllit në Brazil (fotot)

13/12/2021 15:33

Një komunitetet majmunësh të rrallë mund të kalojnë tashmë të sigurt autostradën mes habitatit të tyre në Brazil pasi qeveria dhe koservacionistët ndërtuan kalimin e posaçëm për ta.

Ambjentalistët në Rio de Janeiro po shqetësoheshin nga rënia e popullatës së majmunëve të artë tamarin, një specie e rrezikuar vendase.

Pylli Atlantic në Rio de Janeiro është i vetmi vend në botë ku kjo specie ekziston në botën e egër.

Majmunët tamarin gjendeshin gjithnjë e më të izoluar pas ndërtimit të autostradës përmes zonës së tyre, por tashmë shpresohet që ura e ndërtuar e mbuluar me pemë e bimësi, do të mdihmojë majmunët të kalojnë në të tjera zona të pyllëzuara.

“Shkenca ka treguar që ky izolim të krijojnë shumë probleme për mbrojtjes e botës së egër. Izolimi gjenetik i popullatës është shumë i rëndë prandaj kishim nevojë për pyje të mëdha e të ndërlidhura”,  tha Luis Paulo Marques Ferraz, drejtor i projektit të mbrojtjes së majmunëve tamarin.

Ura e ndërtiuar vitin e kaluar është mbjellë me pemë e bimësi me shpresë të krijojë një korridor natyral, tërheqës për kafshët primate.

Ferraz ka një popullatë prej 2,000 majmunë tamarin që jetojnë në një zonë pyjore prej rreth 25,000 hektarë, por që është e fragmentuar nga rrugë, qyteza elëndina.

“Prandaj ura si kjo janë strategjike dhe thelbësore për programin e konservimit”, shtoi Ferraz.

FOTO GALERI
4/5
Ura e ndërtiuar vitin e kaluar është mbjellë me pemë e bimësi me shpresë të krijojë një korridor natyral, tërheqës për kafshët primate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA