Analisti Kreshnik Spahiu në emisionin “Open” në Top Channel ka paralajmëruar konflikt fizik mes kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe demokratët mbështetës për secilin, për selinë e partisë.

Spahiu tha se Basha e ka pasur urdhërin e amerikanëve për ta përjashtuar Berishën që në maj, por ai zgjodhi që ta bënte në shtator, pasi në muajin korrik i duheshin votat e grupit që ai i quan anti-amerikan.

“Basha e pati urdhërin e amerikanëve që në maj që të shpallej Berisha non grata. Kur e përjashtoi nga partia? Në shtator, sepse në korrik i duheshin votat anti-amerikane. Unë e marr për bazë akuzën që bën Basha që këta janë grup anti-amerikan. Por pse tu deshën votat anti-amerikane në korrik, pse nuk e përjashtove Berishën në maj dhe shkoje në votim me Berishën i përjashtuar.

E them këtë sepse ka ardhur një moment që do keni konflikt fizik se ka marrë fund komunikimi, dialogu dhe këta për interesat personalë të të dyve kanë për ta shkrirë atë parti. Ky ishte mitingu më i vogël në histori, por edhe Basha ta bëjë, do e bëjë 10 herë më të vogël. Të gjithë njerëzit e kanë kuptuar që këta të dy po e bëjnë për interes persona”, tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA