Koronavirusi është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë javë është vendosur një rekord i ri të infektuarish. Burimet zyrtare konfirmojnë për 42 futbollistë dhe pjesëtarë stafi që kanë rezultuar pozitiv në tamponët e 7-ditëshit të fundit, më shumë se çdo rast tjetër, duke tejkaluar edhe janarin e këtij viti me 40 të prekur.
Situata e rënduar është në kampin e Tottenhamit, që nuk luajti ndeshjen e fundit të Conference League dhe as në fundjavë në kampionat, ndërsa edhe Leicester e Manchester United kanë raportuar për disa të prekur në ditët e fundit.
Sfida e nesërme mes Brentford dhe Manchester United është ende në dyshim dhe vetëm paradite do të ketë një vendim, ndërsa klubet e premier League janë rikthyer të aplikojnë masat e emergjencës, si distancimi social, përdorimi i maskës e të tjerë elementë të ruajtjes nga infektimi./ SS
Top Channel