E rëndë në Tiranë, e moshuara vetëhidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte
13/12/2021 18:56
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrugën ‘Sitki Çiço’ në Tiranë.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte një 62-vjeçare.
Për pasojë, e moshuara ka ndërrua jetë në vend.
“Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel