Bllokohen fshatrat në Librazhd/ Dëbora ka bllokuar rrugët, mungesa edhe në energji elektrike

13/12/2021 12:11

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet në lartësi të mëdha edhe në qarkun e Elbasanit.

Disa fshatra janë të bllokuar tashmë, ndërkohë që edhe pastrimi i rrugëve bëhet i vështirë për shkak të dëborës që vazhdon e bie.

Po punohet në disa zona në bashkinë e Librazhdit, Prrenjasit dhe Elbasanit për hapjen e rrugëve dhe zhbllokimin e fshatrave. Probleme paraqet edhe mungesa e energjisë elektrike. Në disa fshatra tashmë prej disa ditësh banorët gjenden ne errësirë.

Por nuk kanë munguar turistët. Këtë fundjavë në zonat më të bukura të qarkut të Elbasanit, në parkun Kombëtar të Shebenikut të shumtë janë vizitorët që pavarësisht kushteve të motit dhe rrugëve të vështira kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bardhësinë e dëborës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA