Basha thirrje Berishës: Kam bërë çdo përpjekje për të të shpëtuar fytyrën, tani hiq dorë! “çliro” demokratët që ke manipuluar

13/12/2021 17:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe në të njëjtën kohë i bën thirrje të heqë dorë dhe të ’çlirojë’ demokratët që ka manipuluar.

“Çdo demokrat zemërthyer, ta shprehë mendimin e tij, për ta bërë këtë familje më të fortë. Nuk na ndalon dot, nuk na përçan dot, do ecim së bashkë të gjithë. I ka tmerruar Këshilli kombëtar i djeshëm. Kam bërë çdo përpjekje për të të shpëtuar fytyrën, kemi shkelur mbi standardet tonë, tani hiq dorë. Kjo është thirrja ime ndaj teje Sali Berisha, ndale këtu përpjekjen tënde, çliroj ato demokratë që ke manipuluar, të vijnë më 18 dhjetor të kryejmë detyrën tonë, për të larguar regjimin Edi Ramën”, u shpreh Kryedemokrati.

Më tej, Kryedemokrati tha se çdo asociim me ish kryeministrin Berisha SHBA ‘do të dënojë’ PD duke e futur në kategorinë ‘të padëshirueshëm, ndërsa më tej nuk ka kursyer as akuzat për Ramën.

“Dje ju çoi mesazhe edhe Këshillit kombëtar për të mos shkuar në mbledhje, por ata ja kthyen përgjigjen. Sali Berisha për ne ka pushuar së qeni një çështje, sigurisht ai e ka një çështje me SHBA, është shpallur i padëshirueshëm dhe PD i është bërë e qartë se çdo asociim me një person të tillë do ta fuste PD në kategorinë të padëshirueshëm. Me SHBA marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme. Shqipëria sot është peng i korruspionit dhe pandëshkueshmërisë, në vend që të merremi me këtë merremi me Sali Berishën. A ka dhuratë më të bukur për Edi Ramën? Kur flasim për pandëshkueshmërinë flasim për këta që kanë 8 vite në qeveri. Frika e një njeriu nuk do të marrë peng misionin tonë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës”, tha Basha.

Më tej, Kryedemokrati u shpreh: “Ditë për ditë sa her Sali Berisha bën atë që bën nuk kam shqetësimin e tij, i vetmi problem që kam vazhdon të vjedhë kohë nga shqiptarët dhe vazhdon ti japë oksigjen Edi Ramës. Sot jemi çliruar nga kjo peshë. Do ju them qindra mijërave shqiptarëve që ishin në mëdyshje për 25 prill, e keqja është mbledhur në një qoshe”.

Top Channel